Berk Oktay, i cili kujtohet ndër personazhet e panumërta që ka interpretuar, ndër të tjera ai i Çatajit në serialin “Molla e Ndaluar”, mori pjesë dhe u vlerësua me çmim, në natën e madhe të eventit të përvitshëm “GQ Turky, Burrat e Vitit 2022″.
Pasi u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dorëzuar nga kolegu e tij, Tansel Ongel, ai ka falënderuar stafin e produksionin për çmimin dhe publikun për mbështetjen e përhershme. Ndërsa në përfundim të ceremonisë, Oktay ka treguar se kujt is dedikonte këtë çmim dhe shprehu falënderim e përzemërsi të veçantë për bashkëshorten e tij Yildiz Atiksoy, duke e cilësuar praninë e saj në jetën e tij, gjënë më të mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë!
Aktori rrëfeu gjithashtu se viti që po mbyllet, kishte qenë i mrekullueshëm për të pasi përveç sukseseve profesionale,kurorëzoi dashurinë me njeriun e zemrës në martesën e ëndrrave. Në përfundim të intervistës, ai uroi që viti i ardhshëm të ishte po aq i mbarë jo vetëm për të, por për të gjithë njerzit!