Berk Oktay me koronavirus sërish, jep mesazhin e rëndësishëm

Showbiz

Berk Oktay, i cili përcjell personazhin e Çatajit në serialin “Molla e Ndaluar” dhe që sapo ka realizuar fejesën e tij me aktoren Yıldız Atiksoy, është prekur për të dytën herë nga koronavirus.

Duke shpjeguar se këtë herë kishte kaluar një situatë shumë më të rëndë krahasuar me herën e parë, aktori paralajmëroi fansat të tregohen të kujdeshëm për veten dhe të mbrojnë të tjerët. “Dua të falënderoj të gjithë ata që nuk i kanë kursyer urimet dhe lutjet për shërimin tim sa më të shpejtë! Edhe pse i kushtova shumë rëndësi shëndetit, nuk munda t’i shpëtoja virusit dhe këtë herë nuk e pata aspak e lehtë“, ishin fjalët e tij.

Veç kësaj, aktori, i cili po përgatitet të hedhi hapin e madh drejtë martesës, tregoi se arsyeja se përse e bënte këtë thirrje vinte pasi për fat të keq ai nuk e kishte besuar se prania e virusit, ndihej akoma dhe mendonte se nuk kishte më nevojë për masa paraprake. ‘Ju lutemi mos u largoni nga maska ​​juaj dhe vazhdoni të jeni të kujdesshëm sa më shumë që të jetë e mundur. Mos mendoni se ka kaluar!’- ishte mesazhi për të cilin aktori këmbënguli që të gjithë të vazhdojnë të jenë vigjilent.