Fotoja e këngëtares Kelsy Karter, që kishte bërë tatuazh në faqe fytyrën e Harry Styles, bëri xhiron e rrjetit. Brenda pak orësh fotografia u shpërnda gjithandej dhe të gjithë ishin kuriozë të dinin cila ishte arsyeja që e shtyu Kelsy-n të bënte një tatuazh të tillë. E ftuar në një emision radiofonik në Zelandën e Re, këngëtarja ka thënë se tatuazhi i saj nuk do të thotë se ajo është e dashuruar me Harry-n.
Megjithatë ajo ka zbuluar se është fanse e madhe e këngëtarit dhe nuk ka frikë ta tregojë këtë gjë. “Cosmopolitan” shkruan se drejtuesit e emisionit nuk e pyetën nëse tatuazhi ishte i vërtetë apo jo, por Kelsy fliste si të ishte real. Më tej këngëtarja ka thënë se Harry është një frymëzim i vërtetë për sa i përket muzikës dhe se ajo e respekton pafund punën e tij.