Bëri shaka për 1 prillin, Justin detyrohet të kërkojë falje publike!

Showbiz

justin dasme

Justin Bieber disa ditë më parë, ekzaktësisht për 1 prilli ka bërë një shaka që nuk është mirëpritur nga një pjesë e madhe e ndjekësve të tij. Ai ka postuar një foto të një ekoje bebi duke lënë të kuptohet se ai dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të një fëmije. Më pas, për ta bërë edhe më të besueshme, Justin postoi një foto të Hailey-t teksa kontrollohej tek mjeku. Fotoja e dytë e bëri edhe më të besueshme dhe menjëherë shpërthyen urimet. Mirëpo, ishte fotoja e tretë, ku ai postoi një eko ku shfaqej një qenush, foto që zbuloi se ishte e gjitha një shaka.Ajo që ndonjëherë mund të duket si një shaka e bukur mund të sjellë shumë probleme. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me këngëtarin ku kjo shaka është cilësuar si një shaka pa kripë nga shumë fansa, të cilët kanë reaguar shumë keq. Sipas tyre, kjo ishte diçka që prekte dhe ofendonte njerëzit që nuk mund të bëhen me fëmijë apo gratë dhe vajzat që kanë përjetuar abortin.

 640 0 5ca481c02f8ab
“Gjithmonë do të ketë njerëz që ofendohen apo njerëz që nuk i kuptojnë shakatë. Mua më pëlqejnë shakatë dhe për më tepër ishte 1 prilli. Në asnjë mënyrë nuk doja të ofendoja njerëzit që nuk mund të bëjnë dot fëmijë. Ka shumë njerëz që ua bëjnë këtë shaka prindërve të tyre për 1 prillin. Gjithsesi, unë do t`i marr përsipër përgjegjësitë dhe do t`u kërkoj falje njerëzve që u ofenduan. Vërtetë që nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka e imja. Ndonjëherë nuk mund ta parashikosh reagimin që dikush do të ketë kur ti bën një shaka”, -ka shkruar Bieber.