Aktorja e njohur Bergüzel Korel, me të cilën takoheni përmes personazhit të Azizes në serialin “Dashuri e Plagosur” në Kanal D Drama, bëri një ndryshim të madh në pamjen e saj duke humbur 20 kilogramë në vetëm 8 muaj. Aktorja ju tregoi ndjekësve të saj se me këmbëngulje dhe shumë durim, ushtrime, dieta dhe detoks, puna për të humbur disa kilogram gjatë sezonit pranveror, më në fund ja kishte vlejtur.
Korel ka bërë të ditur më herët në rrjetet sociale se kishte shtuar 4 kilogramë për 1 javë. Aktorja i famshme e filmave dhe serialeve të shumta, nënë e tre fëmijëve, ka pozuar së fundmi duke treguar fizikun e saj të mrekullueshëm. Korel, është martuar me aktorin e famshëm Halit Ergenç në vitin 2009 dhe mirëpriti djalin e parë Ali në 2010, Han në 2020 dhe vajzën Leyla në 2021. Aktorja e njohur e cila nuk e ka fshehur kurrë lumtur e të qenit nënë , ka luftuar vazhdimisht për të humbur peshën e tepërt ngelur nga shtatzania e tretë por së fundmi ajo ka ndryshuar krejtësisht imazhin e saj jo vetëm me kilet e humbura por edhe me ndryshimin e ngjyrës së flokëve në bjond, për projektin e saj të ri.
Shpesh në postimet e saj ajo ka shpjeguar se dietat e shëndetshme për të ishin ato kryesisht me përmbajtjen e perimeve dhe frutave. Korel ka kujtuar rastin kur ishte me pushime dhe kishte fituar 4 kg. për një javë dhe prej asaj here tregohej gjithmonë shumë e kujdesshme në dietat e saj dhe aktivitetin e përditshëm fizik.