Bergüzar Korel Rebelohet ndaj emrave të famshëm

Showbiz

Ditët e fundit Bergüzar Korel, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ka njoftuar personat e përkushtuar ndaj kafshëve, të kujdesen për ta qoftë edhe nëse nuk kanë mundësi t’i birësojnë ata. Ajo sugjeroi që këta persona  mund ta bëjnë këtë duke blerë një dhuratë për këlyshët, përmes shitjeve online.

Në videon e publikuar ajo shprehej: “Të gjitha produktet që blini do të jenë për ta. Në këtë mënyrë do të mbështesim kompanitë prodhuese vendase, por  edhe do të ndihmojmë kafshët që njësoj si njerzit u dëmtuan rëndë nga tërmeti! Mendoj se me këtë gjest human do të gëzonim sadopak edhe fëmijët tanë”.

Aktorja e famshëm shkoi më tej kur nuk e përmbajti zemërimin ndaj personazheve publike apo emrave të njohur  të cilët qëndruan në heshtje dhe nuk e ofruan ndihmën e tyre për të dëmtuarit nga tërmeti i muajit shkurt. “Mund të paguanit së paku për një pjatë me biftek, jo më shumë se 18 euro”, shprehej ajo me zemërim gjatë deklaratës.