Aktorja e njohur për portretrizimin e shumë personazheve të dashura në seriele të ndryshme, mes tyre ai i Shehrezades në serialin “Një mijë e një net” apo ai i Azizes,në serialin e paharrueshëm “Dashuri e Plagosur”, pas një periudhe të gjatë larg ekranit për arsye se zgjodhi të qëndronte më pranë jetës familjare dhe t’i dedikohej rritjes dhe edukimit të tre fëmijëve të saj, së fundmi po përgatitet të rikthehet në ekran me personazhin e ri i cili duket se ka disa ngjashmëri me të edhe në jetën reale.
Aktorja do t’i bashkohet kastit të njërit prej projekteve më të suksesshme të përfolura aktualisht në verndin e saj. Edhe një herë Korel do të interpretoj në rolin e një gruaje dhe një nëne të fortë, ku njëri prej djemve të saj akuzohet për vrasje. Subjekti dhe ngjarjet, mësohet se i referohen skenave nga jeta reale e viteve ’80. Jeta e protagonistes fokusohet në luftën e saj si nëne për rritjen dhe mbrojtjen e tre djemve të saj.
Deri tani është mësuar se historia do të tregohet përmes syve të djalit të saj të mesëm, i quajtur Bashar. Përveç aktores së njohur, pjesë e kastit do të jenë edhe emra të tjerë të sukseshëm të kinemasë turke. Ende nuk dihet se kush do të luajë personazhin e bashkëshortit të ‘Zuhal’ personazhit të portretizuar nga aktorja, por përveç zbulimit të disa prej emrave të aktorëve kryesor tashmë të projektit në fjalë, është qartësuar gjithashtu se kush do të ulet në karrigen e regjisorit. Bëhet fjalë Faruk Teber, regjisorin e disa projekteve të suksesshme në vendin e prodhimit por edhe në vendet e transmetimit.