Berguzar Korel, një mesazh për nënat: “Mos i shfaqni fëmijët në çmendurinë e rrjeteve sociale”

Showbiz

Bergyzar Korel, protagonistja e paharrueshme e “Dashuri e Plagosur”, së bashku me bashkëshortin e saj Halit Ergenç, përveçse një aktore profesioniste, është edhe një grua me zemër të madhe dhe ide të qarta. Akorja së fundmi ka dhënë një mesazh kuptimplotë që iu drejtohet të gjitha nënave. Me një ndjenjë empatie kundrejt fëmijëve, ajo thotë se asnjë prind nuk duhet të shpërndajë në rrjetet sociale fotografitë e fëmijëve “pa miratimin e tyre”.  Ne si të rritur duhet të kujdesemi për ta dhe t’i mbrojmë të vegjlit tanë pa i ekspozuar shumë. “Rrjetet sociale janë një vend kaotik dhe pa kontroll”, ka thënë Bergyzar e cila për shkak të prindërimit të saj po qëndron prej disa kohësh largë sheshxhirimit duke marrë nga ana tjetër kohën e nevojshme për t’u përgatitur gjatë kësaj shtatzanie të tretë që e ka shtuar lumturinë në familjen e saj. Ajo ndërkohë shfaqet plot sharm me pamjen e saj e sigurisht që bashkëshorti i  saj është gjithmonë përkrah saj, duke e suportuar dhe duke u kujdesur për të edhe përgjatë pushimeve të tyre këto ditë në Bodrum. Nuk e dimë për sa kohë Berguzar nuk do të kthehet në sheshxhirim dhe do të qëndrojë larg projekteve të reja, por një gjë është e sigurt: buzëqeshja  dhe ëmbëlsia e portretit të saj do t’u mungojë adhuruesve të shumtë.