Lajme të bukura vijnë për çiftin Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç, të cilët kanë qenë në pritje të fëmijës së tyre të tretë pas 2 djemve, Han dhe Ali.
Mbrëmjen e djeshme çifti është bërë me fëmijën e tretë, një vajzë e quajtur Leyla. Pas lindjes në spitalin Maslak Acıbadem, mësohet se Bergüzar Korel së bashku me vajzën e saj Leyla fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë. Halit Ergenç, i cili nuk e la partneren e tij në asnjë moment vetëm gjatë lindjes u shoqërua edhe nga 2 fëmijët, Ali dhe Han.
Pritet që ditët në vazhdim aktorët te ndajnë me ndjkësit foto të vogëlushes pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme pas lindjes.