Bergüzar Korel ndan me fansat foton e parë me vajzën e saj…

Showbiz

Çifti Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç, njihen si një nga çiftet shembull të showbizit turk, me një martesë të lumtur dhe të shëndetshme prej mbi 12 viteve. Këto ditë aktorët kanë marrë në krahë fëmijën e tyre të tretë, një vajzë e quajtur Leyla.

Bergüzar Korel, e cila ka përjetuar disa vështirësi para lindjes së vogëlushes si pasojë e situatës së pandemisë globale, tashmë duket shumë e lumtur që më në fund po mban në krahë të voglën e saj e cila gëzon shëndet të plotë.

Bergüzar Korel ka ndarë me fansat foto të vajzës së vogël për herë të parë në profilin e saj në Instagram. Postimi i saj duket që mezi është pritur nga ndjekësit duke marrë shumë pëlqime dhe komente.