Berguzar Korel do të vijë në ekran si e dashura e Engin Akyurek. Ata do të jenë partner në filmin ‘Başka İhtimal’. Xhirimet priten të nisim këto ditë ndërsa premiera e filmit do të mbahet në Nëntor.
Sipas medieve turke, pas këtij projekti, Korel do të marrë pushime të gjata dhe mund të rikthehet përsëri në ekran pas më shumë se një viti. E njëjta gjë është deklaruar edhe për bashkëshortin e saj, aktorin Halit Ergenc.