Aktorja e njohur ka treguar se këtë periudhë i është rikthyer projekteve të saj të vjetra. Më sakt, Berguzar, ka ri-parë projektet e saj të para filmike, duke bërë kështu një analizë të ecurisë së karrierës së saj. Edhe pse shumë persona mund t’i “justifikojnë” disa gabime gjatë fillimeve të tyre, për Berguzar është krejt e kundërta.
Ajo ka mjaft kritika për veten, duke nisur që nga mënyra sesi ka aktruar, si është futur në karakter të rolit që luante asokohe, apo qoftë edhe në përzgjedhjen e projekteve ku ka marrë pjesë.”E di që kam qenë e vogël, nuk e harroj këtë fakt. Por, as nuk justifikohem me këtë fakt,” ka thënë ajo teksa i referohej “gabimeve profesionale” që mund të ketë bërë në fillimet e saj si aktore.