Bergüzar Korel rikthehet në vëmenedjen e publikut teksa në deklaratën e saj të bërë ditët e fundit ndau lajmin se po përgatitet të rikthehet në sheshxhirim pas një kohe relativisht të gjatë shkëputjeje nga sheshxhirimi, pas bërjes nënë për herë të tretë.
Aktorja u takua pak ditë më parë në një event me kolegët dhe miqtë e afërt, Bejza Sekerçi, Engin Hepileri, dhe Esra Rusan dhe prej aty Korel ra në sy për formën e saj të mirë edhe pse pak kohëka kaluar nga bërja nënë për herë të tretë. Gjatë intervistës së saj, ajo ka treguar se po përgatitet për të marrë pjesë në një shfaqje teatrore dhe gjithashtu ndihet gati të rikthehet në ekran.
Aktorja e dhjetra roleve të paharrueshme, është pyetur nëse dëshironte t’i rikthehej bashkëpunimeve me bashkëshortin e saj, Halit Ergenç njësoj si më parë. Korel tregoi se Ergenç ndodhej në sheshxhirim për projektin e tij të ri, por pas përfundmit të tij ajo do ta mirëpriste me shumë dëshirë një ofertë ku ata të ishin sërish partnerë edhe në sheshxhirim.