Aktorja e njohur së fundmi ka marrë një vendim që ka mërzitur të gjithë fansat e saj. Ajo ka vendosur që të tërhiqet nga aktrimi, madje është shprehur se tashmë është një shtëpiake e mirëfilltë. Por, për t’i qetësuar të gjithë, Berguzar ka thënë gjithashtu se kjo është thjesht një fazë momentale.
Ajo kishte nevojë të qetësohej pak dhe të kalonte pak kohë në shtëpinë e saj me njerëzit e dashur. Për këtë arsye, ajo i ka dhënë pauzë projekteve deri në momentin që do ndihet e gatshmë të rikthehet sërish në ekran.