Berguzar Korel emocionon të gjithë me…

Showbiz

Berguzar Korel dhe Halit Ergenc, janë lumturisht të martuar që prej vitit 2008. Çifti i njohur turk, kanë krijuar një familje të shëndetshme dhe duket se vitet e kanë shtuar akoma më tepër dashurinë mes tyre. Së fundmi, Berguzar, është kthyer pas në kohë, kur ajo dhe Halit ishin thjesht të dashur.

Me një foto të vitit 2006, Berguzar ka kujtuar kohët kur çifti shkonin nëpër evente së bashku dhe festonin arritjet e njëri-tjetrit në karrierë. Asokohe, askush nuk e kishte menduar që pas 13 vitesh, ata do të ishin së bashku dhe do të kishin edhe një fëmijë. Për Berguzar, familja e saj, është një përrallë e bërë realitet.