Berguzar Korel është përfolur këto ditë për një projekt së bashku me Kaan Urgancioglu. Por, duket se kjo gjë jo vetëm që nuk është e vërtetë, por as diçka të cilën aktorët do e dëshironin.
Shumë revista e kanë publikuar lajmin, por vetëm tani mediat turke kanë mundur të marrin një deklaratë nga aktorët. Kaan Urgancioglu e ka mohuar totalisht faktin se është duke u marrë me ndonjë projekt të ri. Ndërkaq, Berguzar ka thënë se nuk ka marrë asnjë ofertë për të bashkëpunuar me Kaan, madje ajo do të shkëputet pak kohë nga aktrimi për të qëndruar pranë djalit të saj.