Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç, një nga çiftet më të dashura të aktorëve në Turqi, të cilët kanë bashkë-interpretuar në shumë projekte të sukseshme, vitet e fundit u larguan nga Turqia dhe nisën një jetë të re në Londër, por ditët e fundit çifti u kthye në Stamboll jo vetëm për tu çmallur me familjarët e tyre por edhe për të shijuar pushimet në këto ditë të nxehta korriku.
Korel ndau me fansat disa momente relaksi ku dukej aq e këndshme dhe natyrale me flokët e lagur, larg grimit dhe shehsxhirimit. Ajo i shoqëronte fotografitë me shënimin: “Unë e dua verën“! Përgjatë komenteve, u vunë re shumë vlerësime për rikthimin e saj në formë mjaft të mirë fizike pas lindjes së fëmijës së tretë me akrtorin e famshëm, njëherazi bashkëshortin e saj Halit Ergenç. “Ti je mbretëresha e verës“, ishte njëri prej komenteve mbreslënëse.