Aktorja e njohur ka përfunduar së fundmi xhirimet për filmin e saj të radhës. Siç dihet, Berguzar Korel është mamaja e një djali të vogël, por megjithatë ajo ka një dëshirë për familjen e saj.
Berguzar është shprehur se do kishte shumë dëshirë t’i dhuronte një motër ose vëlla djalit të saj, pra të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo gjithashtu ka shtuar se gjithmonë ka dashur të ketë një familje të madhe dhe se nuk i pëlqen shumë fakti që djali i saj do të ketë një diferencë të madhe në moshë me fëmijën e dytë.