Beren Sat dhe Kenan Doğulu përsëri në krizë?

Showbiz

Beren Sat është padyshim një ndër aktoret më të përfolura në Turqi. Zgjon gjithmonë interes tek publiku ndaj dhe çdo dalje apo “mosdalje” e saj publike komentohet shumë.
Bashkëshorti i saj, Kenan Doğulu, është parë në 3 evente të fundit i pashoqëruar nga Beren. Më parë ata ishin gjithmonë krah njeri tjetrit në të gjitha gëzimet e tyre profesionale, ndërsa tashmë përfliten përsëri për një krizë në martesën e tyre.


I pyetur nga gazetarët se përse Beren nuk e shoqëronte atë natë, këngëtari ka evituar çdo lloj përgjigjeje duke mos pranuar të intervistohet.


Nuk dihet nëse martesa e tyre ka marrë fund apo Beren ka qenë thjesht e impenjuar, por zakonisht ku ka zë nuk është pa gjë…