Beren Saat thyen heshtjen pas lajmeve të divorcit!

Showbiz

er ken
Beren Saat ka vendosur të flasë për herë të parë, për lajmin që ka pushtuar të gjitha mediat. Gjatë kësaj periudhe, divorci i saj me Kenan Dogulu ka qenë kryefjala e ditës, edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë asnjë koment. Teksa largohej nga sheshxhirimi i projektit më të ri në të cilin po punon, Beren është ndaluar nga gazetarët dhe është pyetur rreth kësaj teme. “Nuk është e vërtetë, nuk ka ndodhur asgjë,” ka thënë Beren. Një deklaratë që i ka habitur të gjithë, duke qenë se detajet e divorcit të tyre u bënë publike dhe supozohej që divorci do të finalizohej në 28 mars. Të kenë ndryshuar mendje vallë çifti?

beren saat in netflix dizisinden ilk kare geldi 11872715 8642 m