Beren Saat në qendër të kritikave: Aktorja bie në kontraditë me ‘parimet’ e saj!

Showbiz

berwenjna
Beren Saat dhe Kenan Dogulu sapo janë kthyer nga disa ditë pushimi. Ata janë fotografuar nga paparacët, teksa ecnin të kapur për dore dhe të buzëqeshur. Por, ajo çka ka rënë në sy ka qenë veshja e Beren. Më herët, ajo ka treguar se është aktiviste e mbrojtjes së kafshëve dhe se kujdeset shumë për to. Mirëpo, veshja e saj ra në kontraditë totalisht me fjalimet e Beren.

beren saat k 134119IJ

Ajo mbante të veshura një palë shapka, të cilat kapin vlerën e 5 mijë dollarëve dhe janë të bëra me qime kanguri. Duke qenë se Beren ka shfaqur imazhin e një animalisteje, kjo zgjedhje është gjykuar tejet e gabuar prej saj. Kritikat dhe komentet negative kanë vërshuar menjëherë, duke e quajtur aktoren hipokrite dhe të shtirur. Të gjithë fansat janë të të njejtit mendim: Përderisa merr pjesë në projekte për mbrojtjen e kafshëve, atëherë si ka mundësi të veshësh diçka të bërë prej tyre?