Ylli i serialeve Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, po aq i famshëm sa ajo në fushën e muzikës, këngëtari Kenan Douglu , ishin të pranishëm në mbrëmjen gala të 50-vjetorit të një Fondacioni për Kulturën dhe Artet.
Gjatë një interviste aktorja e famshme, deklaroi se që prej periudhës së pandemisë ajo kishte filluar të shkruante këngë me bashkëshortin e saj dhe nuk ishte ndalur më. Aktualisht ajo tregoi se po kalonin shumë kohë në studio për realizimin e këngëve që ajo do t’i këndojë në anglisht me qëllimin për të takuar fansat e saj pavarsisht ku ndodhen. Aktorja u shpreh se nuk mund të jepte një datë të saktë, pasi ishte ende duke punuar për albumin e saj muzikor, por iu bëri thirrje fansave të bënin durim dhe premtoi se pritja e tyre do tja vlente”. Nga ana tjetër Douglu tregoi se së fundmi se ka nisur një maratonë koncertesh në qytete të ndryshme dhe ky është vetëm fillimi në pragun e sezonit veror. “Jam i lumtur që këtë herë, përkrah do të kem dhe Beren, kështu ajo të provoj dhe ndjej emocionet e mia. Ne do të ndajmë bashkë përgjegjësinë dhe kënaqësinë që fal skena, do të jemi koleg dhe jo rival” , ishin fjalët e tij duke garantuar se fansat përmes albumit të saj do të shohin një Beren që deri tani nuk e kanë parë më herët.