Aktorja dhe këngëtari i njohur turk janë bërë shpesh qendër e vëmendjes së lajmeve rozë. Krizat e tyre në çift apo momentet e tyre të lumtura, nuk kanë kaluar asnjëherë pa u kapur nga fansat apo paparacët. Mirëpo, kësaj radhe, të gjithë jemi dakord që një lajm të tillë do të donin ta dëgjonin të gjithë. Në albumin e tij të ri, Kenan ka përfshirë një këngë të cilën ja ka dedikuar bashkëshortes së tij, pikërisht aktores Beren Saat. Kënga është një baladë, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë Kenan.
“Ne e plotësojmë njëri tjetrin. Kemi një marrëdhënie vërtetë të veçantë, prandaj fjalët për të bërë tekstin e këngës më erdhën shumë thjeshtë në mendje. U frymëzova një ditë pasi pashë Beren duke qarë dhe të trishtuar. Kështu që e vetmja gjë që mund të bëja, ishte të zbukuroja ditën e saj me disa fjalë të ndjera nga shpirti.Gjithmonë kam bërë shaka me faktin se do i kushtoja ndonjë këngë, por nuk e kisha menduar kurrë që do arrija të shkruaja një këngë të tillë. Beren u prek tejmase kur e dëgjoi,” ka thënë Kenan.