Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug krah njeri tjetrit? Shikoni çfarë surprize do të sjellin ata shumë shpejt…

Showbiz

Kinematografia turke është në boom-in e saj dhe kjo nuk ka nevojë për tu diskutuar. Aktorët turq kanë arritur të jenë ndër më të preferuarit edhe përtej Europës. Suksesi i serialeve turk është bërë tepër viral dhe lajmet turke janë ndër më të klikuarat.

Këtë gjë e kuptoi edhe gjigandi i filmave, Netflix. Disa prej aktorëve turq janë bërë pjesë e tij dhe kanë filluar xhirimet për seriale që do t’i shohim shumë shpejt në ekran.

Pas Çagatay Ulusoy është radha e Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat të bëhen pjesë e një seriali nga Netflix. Ata janë dy protagonistët, por ende nuk ka asnjë detaj tjetër rreth serialit. Në ekran do kemi mundësinë ti shikojmë në vitin 2021, sepse deri atëherë do të ketë xhirime të herë pas hershme!

Të gjithë janë kuriozë t’i shohin krah njeri tjetrit këta dy aktorë fantastikë…