Beren Saat dhe Kenan Doğulu përgënjeshtrojnë krizën me pushimet e tyre romantike

Showbiz

Protagonistja e shumë serialeve turke që njohën sukesesin në shumë vende të botës, Beren Sat së bashku me bashkëshortin e saj Kenan Doullu vijnë sërish në vëmendje edhe këtë javë. Pas publikimit të këngës së tij të re ku aktorja ra në sy për praninë ‘mistike’ në vidioklip, duket se çifti ka gjetur kohën për të mbyllur kështu sezonin e pushimeve të verës. Ditët e këqija që flisnin për divorc mes tyre shumë herë, kanë ngelur pas. Çifti i famshëm, po shijonin praninë e njëri- tjetrit në Bodrum duke shijuar edhe ditët e fundit të kësaj vere, në një jaht luksoz. Kenan Doğulu, dhe Beren Sat u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur, ku dukeshin sikur problemet e së kaluarës nuk ju përkisnin atyre. Ajo që ra në sy, ishte edhe këtë herë trupi i aktores e cila ka një raport të vazhdueshëm me fitnesin.