Beren Saat dhe Kenan Doğulu në prag të përfundimit të projekteve muzikore

Showbiz

Me një pamje të gëzueshme, por edhe të habitur kur ka parë gazetarët, aktorja e famshme Beren Saat dhe bashkëshorti saj këngëtari Kenan Doullu, janë vendosur në fokusin e kamerave sërish. Aktorja e ka ndalur hapin dhe ka treguar arsyen e kësaj atmosfere festive dhe lumturisë së çiftit.Saat tregoi se sapo ishin larguar nga ditëlindja e një të afërmi ku ajo dhe Kenan kishin kaluar një mbrëmje tepër të këndshme mes familjarëve.

Ylli i serialeve të shumta të njohura për sukses absolut, ku ajo ka interpretuar në role protagoniste, foli edhe për projektet aktuale.Ajo ka treguar se është duke punuar aktualisht, por bëhet fjalë për një album muzikor, të cilin ajo dhe Kenan po e çojnë drejt finalizimit, e menjëherë pas tij parashikon të kthehet në shtëpinë e saj të dytë, sheshxhirimin, për projektin e ardhshëm që do ta rikthej në ekran.

Megjithatë nuk ka dashur të ndaj detaje në lidhje me të. “Është vetëm çështje kohe që të shikoni të reja nga unë, prisni vetëm pak!” –ishin fjalët e aktores, duke njoftuar kështu se nuk po qëndron në qetësi, por është duke punuar që rikthimi i saj pranë publikut, të jetë i shpejtë dhe i shtrirë në dy linja, ekran dhe muzikë.