Kenan Doğulu ka filluar pushimet me bashkëshorten e tij Beren Saat pas koncertit të fundit në Bodrum. Ҫifti u pa në një varkë luksoze në Gumbet së fundmi.
Aktorja e mirënjohur në rolin e “Fatmagyl”, Beren Saat dhe Kenan Doğulu kanë qenë kryefjala e mediave turke dhe jo vetëm për temën e tyre të divorcit, por tashmë kanë vendosur ti hedhin pas ditët e tyre të këqija.
Këngëtari ka vendosur të kalojë disa ditë në shoqërinë e partneres të tij Beren Saat në varkën e tyre luksoze, pas koncerit. Të shoqëruar dhe nga miq të tjerë, ҫifti duket se po kalon shumë bukur me pushime.
Të dy shijuan ujin e kristaltë dhe më pas u panë nga kamerat duke kaluar disa momente romantike me puthje dhe përqafime. Përveҫ të tjerave, në sy ka rënë edhe fiziku tepër në formë i aktores 37 vjeçare veshur me bikini të kuqe.