Beren Saat dhe Kenan Dogulu morën pjesë në festën ‘Platinum Jubile’ të organizuar në nder të Mbretëreshës Elizabeth. Ceremonia u mbajt në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme Britanike në Stamboll. Në të u bënë bashkë emra të njohur nga bota e artit dhe biznesit. Aktorja e famshme dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Dogulu kanë pozuar për gazetarët në hyrje të festës. Ajo çka tërhoqi më tepër vëmendjen në paraqitjen e yllit të serialit “Fatmahgyl” ishte kapelja e stilit mretëror e po ashtu nuk kaloi pa vënë re kombinimi i ngjyrave në veshjet e çiftit.
