Aktorja Bensu Soral, së fundmi është komentuar për look-un që ka përzgjedhur. Edhe pse vazhdon ende jehona e dasmës së saj me Hakan Bas, Bensu tashmë po komentohet gjithmonë e më tepër rreth shpenzimeve marramendëse. Çifti kanë deklaruar më herët se janë shumë të kufizuar në shpenzime, por duke parë veshjen e Bensu, na rezulton krejt e kundërta.
Edhe pse në pamje të parë duket një veshje e thjeshtë, çdo gjë që Bensu ka veshur në këtë foto është mjaft e shtrenjtë dhe nga firmat më të njohura ndërkombëtare të modës. Me një analizë të vogël të bërë nga mediat turke, kjo veshje kaq e thjesht por plot stil e Bensu, kushton pa frikë 15 mijë dollarë. Duke filluar që nga xhupi Moncler, atletet Alexander McQueen, veshja e Bensu e kombinuar thjesht për të bërë disa blerje në market, kushton më tepër sesa veshjet luksoze që shumëkush mund të përdorë për një event.