Bensu Soral kthehet nga muaji i mjaltit dhe ka një kërkesë shumë të veçantë!

Showbiz

bensu tapet
Bensu Soral dhe Hakan Bass u martuan vetëm pak kohë më parë e më pas shijuan muajin e tyre të mjaltit në Bahamas. Së fundmi, ajo është fotografuar nga paparacët së bashku me partnerin e saj, teksa po bënin disa blerje. Edhe pse çifti asnjëherë nuk kanë reaguar keq ndaj paparacëve, këtë herë Bensu kishte një kërkesë mëse të kuptueshme ndaj tyre.

bensu soral 184728VW

“Nuk e kemi marrë veten akoma nga dasma dhe muaji i mjaltit. Ka qenë çdo gjë shumë intensive dhe paparacët na kanë ndjekur në çdo hap. Tani, kemi thjesht nevojë të qetësohemi disa ditë vetëm pranë njëri-tjetrit. Kështu që ju lutem, na lini të kalojmë kohë me njëri-tjetrin sepse po bëhet e pamundur prej jush.”