Bensu Soral dhe Hakan Baş i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme! Çifti lidhi kurorë në një festë gjigande me miqtë e tyre dhe familjarët në Stamboll.Hakan, shkoi mori partneren e tij në shtëpinë e të atit mëngjesin e së shtunës, duke ndjekur traditat turke. Nën tingujt që lëshonin daullet dhe të ftuarit, dy aktorët kërcenin në pragun e shtëpisë së vajzërisë së Bensu.
Për ceremoninë e dasmës, ashtu si edhe festën e madhe me të ftuarit, Bensu ishte shndërruar në një princeshë të kohërave moderve. Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të akullt, në formë A-je, i thurur në pjesën e bustit.
Detaji më i veçantë i fustanit, ishin krahët e tij, të cilat ishin të qëndisura dhe kishin një formë a-simetrike. Bensu kishte preferuar t’i kapte flokët gjatë ceremonisë dhe i kishte kombinuar me një aksesor në pjesën e kokës.Mes të pranishmëve në dasmë, morën pjesë edhe shumë kolegë të çiftit.