Bensu Soral dhe Hakan Baş rikthejnë ditët e lumtura në martesë

Showbiz

Bensu Soral dhe bashkëshorti i saj biznesmen Hakan Baş zgjodhi gjiret e Göcekut për të pushuar këtë sezon vere. Momentet e lumtura të çiftit teksa shijonin perëndimin e diellit në një gji të Göçekut, u kapën nga kamerat dhe aparatet fotografik.

Aktorja Bensu Soral dhe biznesmeni Hakan Baş,u martuan në vitin 2018, përjetuan një krizë në martesën e tyre gjatë vitet e fundit dhe u përfolën gjatë për një divorc të mundshëm. Në vitin 2021,  në një deklaratë  Baş rrëfeu se  martesa e tyre ishte përfshirë nga një ngërç, diçka që më pas e konfirmoi më pas  edhe vetë aktorja duke u shprehur  se atyre ju duhej  kohë për t’i zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Kohë më vonë, çifti priti vitin 2022  në Paris. E së fundmi kjo verë  tregon se martesa e tyre i ka kapërcyer ujrat e turbullta dhe çifti ka kapërcyer periudhën e vështirë e po i japin një tjetër shans matrtesës së tyre.