Dy aktorët u divorcuar përpara një viti, pas tradhëtisë së Ben. Ata kanë së bashku tre fëmijë dhe më herët, Jennifer është shprehur se e ka kaluar tradhëtinë e Ben vetëm për hatër të fëmijëve. Por, si duket Ben nuk arriti dot të ndryshonte kurrë, pavarësisht mundësive të shumta që ish bashkëshortja e tij i dha.
Edhe pse ai është në një marrëdhënie tashmë, përsëri nuk heq dot dorë nga ish bashkëshortja e tij. Sipas mediave, Ben Affleck bën shumë shpesh gjeste për t’i treguar asaj se nuk e ka harruar dhe se do që familja e tyre të bashkohet sërish. Mikeshat e Jennifer, kanë thënë se për aktoren tashmë nuk ka më kthim prapa. Megjithatë, ku i dihet çfarë mund të ndodhë apo jo?