Të gjithë ne mendojmë se personazhet publike nuk i kushtojnë shumë vëmendje fëmijëve dhe familjes. Por edhe ata vrapojnë për të çuar fëmijët në shkollë dhe për të qenë pranë tyre pavarësisht çdo angazhimi. Kjo gjë ka ndodhu edhe me aktorin Ben Affleck, i cili si rrallë herë është parë me nënën e tij në publik dhe të dy së bashku po dërgonin të vegjëlit e aktorit në shkollë. Duhet të theksojmë se që nga ndarja me bashkëshorten, Ben i është përkushtuar aktrimit e fëmijëve dhe po ja del më së miri pasi hoqi dorë edhe nga varësia prej alkoolit.