Ben Affleck është penduar për divorcin e tij

Showbiz

Ben Affleck ka reflektuar për marrëdhënien e tij me ish-bashhkëshorten e tij Jennifer Garner. 47-vjeçari foli për New York Times për dështimin e martesës së tij 10-vjeçare me Garner duke thënë:

“Gjëja për të cilën jam penduar më shumë në jetë është divorci. Ndjesia e turpit është toksike. S’ka asgjë të mirë që vjen si pasojë e turpit. Eshtë vetëm një ndjesi që të ul vlerësimin për veten.”– u shpreh aktori, duke iu referuar këtu problemeve me alkoolin dhe paqëndrueshmërisë së tij emocionale.

Affleck pranoi se ai “pinte normalisht” në pjesën më të madhe të martesës së tij, por në vitin 2015 ose 2016, gjërat u përkëqësuan dhe ai filloi të pijë më shumë, gjë që “krijoi më shumë probleme martesore”.

“Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish.”