Ben Affleck dhe Matt Damon parashikojnë bashkëpunimin e radhës

Showbiz

Dy nga emrat më të njohur j të kinesmasë hollivudiane, janë duke planifikuar të themelojnë një kompani prodhimi filmash. “Artists Equity”, mendohet të jetë emri i kompanisë së krijuar nga Ben Affleck dhe Matt Damon. Ata deklaruan se vendosën të ndërmerrnin këtë hap, sepse shërbimet e njohura të transmetimit refuzojnë t’i ndajnë paratë e fituara nga filmat e suksesshëm.

Kompania e tyre do të jetë e pavarur dhe deri më tani mësohet se aktorët e famshëm kanë mbledhur 100 milionë dollarë nga firma e investimeve ‘RedBird Capital Partners‘.

Skenarët, regjisorët, kineastët, i gjithë ekipi pas kamerave, për mendimin tim, paguhen shumë pak. Unë e di llojin e lirisë që dëshirojnë artistët dhe dua t’i ndihmoj ata” ishte shpehur Affleck gjatë një interviste të fundit.

Affleck do të shërbejë si drejtor ekzekutiv, ndërsa Damon si drejtor kreativ i kësaj kompanie. Ndërkohë, dy yjet e kinemasë kanë bashkëpunuar prej tri dekadash dhe kanë realizuar filma jashtëzakonisht të suksesshëm, së bashku por edhe veçmas.