Ylli i pasarelave Bella Hadid ndau me fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale, lajmin se ka lënë pas gjashtë muaj pa konsumuar as edhe një pik alkol. Më herët supermodelja ka rrëfyer ndjenjat e saj lidhur me vetkontrollin ndaj konsumimit të pijeve alkolike. “Unë e doja alkoolin dhe arriti në pikën ku edhe unë fillova të anuloj netët që ndjeja se nuk do të mund ta kontrolloja veten”, rrëfente Bella. Por së fundmi, vetëm pak kohë pas rrëfimit të saj të sinqertë, ajo për të promovuar “Kin Euphorics” – një pije joalkoolike, dha mesazhin përmes postimit të saj se dëshironte ta eliminonte plotësisht konsumimin e alkoolit duke qenë e vetëdijshme se në orën 3 të mëngjesit do të zgjohej me ndjenja ankthi duke menduar për atë që kishte thënë vite më parë.
Sinqeriteti i Bellas për maturinë e saj vjen vite pas kërkimeve për alkolin dhe efektet e tij tek konsumatorët e rregullt ose ata të rastit. Në albumin me foto dhe video ku pasqyroheshin çaste të zëvendësimit të pijeve alkolike me smoothi apo kokteile frutash, supermodelja shoqëronte me mbishkrimin: “Rrugës për të festuar të renë tonë, duke prezantuar pijet funksionale në këtë hotel ikonik të Vegasit”!
Shënimi i gjatë ftonte frekuentuesit e jetës së natës, baristë, DJ e kërcimtarë të qëndronin esëll për ta shijuar argëtimin e tyre dhe ta bënin kthjelltësinë e të menduarit, pjesë të një jetese të shëndetshme.