Bella Hadid shpallet modelja e vitit 2016

Showbiz

bellaa1121

Bella Hadid është 20-vjeçare, me një karrierë gjithmonë e më shumë në rritje, por së fundmi ajo është kurorëzuar si modelja e vitit 2016.

Supermodelja është përzgjedhur nga Models.com, në një anketim profesionist me juri eksperte, që përbëhej nga stilistë, fotografë, Make Up Artist etj.

Një mënyrë e jashtëzakonshme për të mbyllur vitin kjo për bukuroshen amerikane. Një muaj më parë Bella Hadid ishte pjesë e sfilatës së Victoria Secret, aktiviteti më prestigjiozi i botës së modës në botë, i zhvilluar këtë herë në Paris.

20-vjeçarja theu një tjetër rekord. Ajo dhe motra e saj Gigi, janë të parat modele motra që marrin pjesë në të njëjtën sfilatë të Victoria Secret. 2016 ishte një vit fatlum edhe sa i përket të ardhurave të Bella Hadid. Pasuria e saj vlerësohet tashmë mbi 3 milionë dollarë.