Ylli 23 vjeçare e pasarelave, Bella Hadid ka punësuar një ekip ligjor pas fshirjes së reklamës për atletet Adidas SL72, ku ajo ishte zgjedhur imazhi i markës prestigjoze të njohur në mbarë botën. Javën e kaluar Adidas hoqi modelen pro-palestineze Bella, 27 vjeçe, nga një fushatë reklamuese për atlete të një stili të vjetër që i referoheshin Olimpiadës së Mynihut të vitit 1972.
Ndërkohë pas polemikave, Hadid ka punësuar një ekip ligjor për shqyrtimin e çështjes. Një burim për DailyMail përmendi se modelen e shqetësonte mungesa e përgjegjësisë së markës kundrejt rolit të saj çka e bëri atë të reagonte.
Adidas kohët e fundit rilançoi SL72, atlete të shfaqura për herë të parë nga atletët në lojërat e vitit 1972, si pjesë e një serie që ringjall klasikët e saj. Bella ka nënshkruar një kontratë me kompaninë, ndaj Adidas ka kërkuar falje.