Bella Hadid ka një këshillë për të gjitha vajzat…

Showbiz

bella hadid
Bella Hadid është një prej modeleve më të famshme dhe më të paguara të momentit. Ajo ka qenë pjesë e sfilatave të stilistëve më të njohur në botë edhe pse është fare e re në moshë. Bella ka dhënë një intervistë për “Allure” dhe ndër gjërave të tjera ajo zbuloi një “sekret” për të gjitha vajzat që duan të jenë të shëndetshme dhe të kenë një lëkurë të bukur.

bb hadid

“Mamaja ime më thotë gjithmonë të pi ujë. Nëse të dhemb koka apo stomaku, pi ujë. Është uji ai që shëron gjithçka më thotë dhe tani e kam kuptuar që ka të drejtë. Por unë e sforcoj veten gjithë kohën, pasi nuk më pihet ujë, prandaj shpesh buzët e mia apo trupi im nuk janë në gjendjen më të mirë”, -është shprehur modelja. Një këshillë e tillë, e thënë nga nëna e saj Yolanda Hadid, që ka qenë po ashtu një modele e njohur dhe shumë e bukur, është një këshillë që duhet zbatuar!