Bella Hadid i rikthehet look-ut natyral: Nuk ka konkurencë me Gigi-n!

Showbiz

gigi bella
Bella Hadidi prej vitesh i ka qëndruar besnike të njëjtës pamje, me flokë në ngjyrë çokollate ose të zezë. Së fundmi modelja e njohur ka vendosur të kthehet tek rrënjët e saj, njësoj si motra, Gigi Hadid. Bella është kthyer në bionde dhe ky ‘look’ u ka kujtuar të gjithëve ngjyrën e saj natyrale të flokëve. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi me pamjen e re dhe të gjithë fansat e kanë pritur mjaft mirë.