Supermdoleja e njohur Bella Hadid feston sot 22 vjetorin e lindjes. Të shumta janë urimet që i kanë bërë modeles, por ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje për të gjithë dhe për mediat kryesisht është urimi i The Weeknd.
Këngëtari i famshëm kanadez The Weeknd ka bërë një urim të rrallë për të dashurën e tij Bella Hadid në Instagram. Edhe pse ai asnjëherë më parë nuk postonte foto me modelen e famshme, këtë herë duket se marrëdhënia e tyre është në periudhën e saj më të mirë. I dashuri i saj ka postuar një album fotosh të tyre ndër vite duke i uruar ditëlindjen. Fotot e rralla janë marrë menjëherë nga portalet dhe janë komentuar si një gjest vërtetë romantik i këngëtarit.