Bella Hadid dhe The Weeknd kanë patur një lidhje plot vështirësi, ndarje, ribashkime, etj. Pas rikthimit që u prit aq mirë nga fansat dy të dashuruarit duket se janë gati të hedhin një hap të madh në marrëdhënien e tyre.
Sipas ‘Us Weekly’ çifti i diskutuar i showbiz-it është në prag të martesës.Sipas burimeve pranë tyre, The Weeknd pritet t’i propozojë të dashurës së tij shumë shpejt. Prej pak kohësh ata kanë nisur bashkëjetesën dhe janë shfaqur më të lumtur se kurrë nëpër rrugët e New York-ut.