Bella Hadid dhe The Weeknd nuk fshihen më, çifti shfaq dashurinë në publik!

Showbiz

the weeknd
Bella Hadid dhe The Weeknd kohë më parë treguan hapur se dashuria për njëri-tjetrin qëndron mbi gjithçka. Tashmë ata nuk ngurrojnë që të shfaqen përkrah njëri-tjetrit në publik, madje së fundmi janë fotografuar duke u puthur jashtë një hoteli. Të dy janë parë duke dalë së bashku nga hoteli në Los Angeles në 26 gusht.

bellaaaa

Pasi u rikthyen së bashku në maj të këtij viti, duket se Bella dhe The Weeknd nuk ndahen për asnjë moment. Në çdo event ose festë ata shihen bashkë dhe madje dhe në ditëlindjen e Kylie Jenner ishin të dy pranë njëri-tjetrit. Marrëdhënia mes tyre është më e fortë se kurrë më parë dhe të duket se janë shumë të lumtur që më në fund gjetën rrugën e rikthimit tek njëri-tjetri.