Të gjithë thanë se i panë bashkë në Coachella, dy ish-të dashurit Bella Hadid dhe The Weekend. Por thashethemet për një ribashkim mes tyre u përgënjeshtruan nga vet modelja. Ish-çifti, i cili u nda në vitin 2016, u fotografua duke u puthur në mënyrë pasionante në festën e të famshmëve, “Magnum x Alexander Wang” në Kanë, mbrëmjen e së enjtes. Dyshja u pa duke ndarë disa momente romantike, ndërsa ishte brenda festës dhe më vonë u larguan bashkë.