Kemi parë se gjatë këtyre muajve shumë trende të viteve ’90 janë rikthyer sërish në modë. Pantallonat e gjera apo syzet e atyre viteve duken me të vërtetë ‘fashion’. Megjithatë gjithmonë janë modelet e famshme ato që vendosin trendet për një sezon të caktuar dhe më pas të gjithë të tjerët i ndjekin. Këtë herë kanë qenë dy motrat Hadid, Bella dhe Gigi të cilat kanë vërtetuar dhe njëherë se moda e viteve ’90 po rikthehet sërish në skenë.
Të dyja modelet janë fotografuar në rrugët e New York të veshura me pantallona të shkurtra në material xhinsi. Kjo veshje ishte një ndër më të preferurat gjatë sezonit veror të 18 viteve më parë. Madje në sy bie dhe një elemnt tjetër shumë i përdorur gjatë atyre viteve, atletet e larta të veshura me çorape të gjata mbi kyçin e këmbës. Ky stil i dy motrave Hadid është zgjidhja perfekte për veshjen në përditshmëri gjatë sezonit veror.