Bella dhe Gigi Hadid na tregojnë për jetën e vështirë që ‘fshihet’ pas fotove të tyre!

Showbiz

Jeta e një modelje nuk është gjithmonë si një foto. Edhe profesioni i tyre ka patjetër peripecitë e veta, por njerëzit gjykojnë gjithëmonë fasdën.
Këtë gjë na e kanë treguar edhe dy motrat, Gigi dhe Bella Hadid. Jeta e një modeleje nis në orën 5 të mëngjesit për të kapur në foto rrezet e para të diellit, zhytje në det në mes të dimrit për shkak të seteve fotografikë, dieta të rrepta duke hequr dorë nga kënaqësitë që na japin ushqime të caktuara etj.


Por ajo që është edhe më e “dhimbshmja” , pagjumësia! Nëse ato arrijnë të kenë qoftë edhe 10 minuta pushim, nuk ka rëndësi ku ndodhen, nuk ka rëndësi a ka krevat aty rrotull, të shtrira përtokë i shfrytëzojnë ato 10 minuta për të fjetur! Këtë moment e ka fotografuar mikesha e tyre dhe e ka shpërndarë në Instagramin e saj duke i treguar të gjithëve ‘peripecitë’ pas fotove të Instagram dhe buzëqeshjeve në pasarela!