Mediat italiane po shkruajnë së fundi për një rikthim të mundshëm të Belen Rodriguez me babain e djalit të saj, Stefano De Martino.Shkak për këtë u bë një foto e tyre duke u puthur , megjithatë Stefano në një intervistë mohoi të kishte diçka mes tyre duke u shprehur se nëse ata do të ishin bashkë nuk do të kishin asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë.
Tanimë një tjetër lajm po qarkullon në mediat italiane, të cilat kanë publikuar disa foto ku shoëgirl-ja duket me barkun paksa më të rrumbullakosur se zakonisht.Thashethemet për rikthimin e saj me Stefano-n, publikimi i këtyre fotove dhe fakti që ajo ka shprehur dëshirën për të patur një fëmijë të dytë kanë shtuar dyshimet se mund të jetë shtatzënë.