‘Showgirl-i’ italian Belen Rodriguez, duket se ka lënë pas të shkuarën dhe është rikthyer me partnerin e saj, balerini Stefano De Martino. Së fundmi revista prestigjioze “Chi” ka publikuar disa foto të çiftit ku shfaqeshin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Ata ndodheshin në aeroport pasi kishin kaluar disa ditë pushimi tek shtëpia e Rodriguez në Milano. Më pas De Martino dhe djali i tyre Santiago, kanë shoqëruar modelen në avion.Belen dhe De Martino u martuan në vitin 2013-të për t’u ndarë më pas në vitin 2015-të për shkak të tradhtisë së balerinit.