Belen Rodriguez nuk ndodhet në një situatë të mirë nga ana familjare. Kështu shkruajnë mediat italiane ditën e sotme pas një ngjarjeje shqetësuese që ka ndodhur të dielën. Në orën 16:00 kishte ardhur një denoncim në policinë italiane se një person bërtiste me të madhe dhe hidhte sende nga ballkoni i shtëpisë. Bëhej fjalë pikërisht për Gustavo Rodriguez, babain e Belen.
Ai është dërguar në spital ku i janë injektuar qetësues në mënyrë që ta merrte veten. Kanë qenë kalimtarët e rastit ato që kanë lajmëruar policinë pasi kishin frikë se sendet që po hidheshin mund të dëmtonin dikë. Kjo situatë alamante e ka shqetësuar shumë Belen, e cila ka vrapuar drejt babait për tju gjendur pranë në këtë situatë kaq të vështirë psikologjike që ai po kalon.